“Dita e Veteranit”: Jashari me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së bëjnë nderime para shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari

Aktuale

“Dita e Veteranit”: Jashari me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së bëjnë nderime para shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari

Nga: A.SH Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 11:30
Bekim Jashari me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së nderojnë shtatoren e Komandantit Legjendar Adem Jashari

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari së bashku me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, kanë nderuar shtatoren e Komandantit Legjendar Adem Jashari me rastin e shënimit të 29 vjetorit të sulmit të parë mbi familjen Jashari.

“Mirënjohje për veteranët e UÇK-së për sakrificën dhe luftën e tyre heroike”, ka shkruar Jashai në Facebook.

Postimi në Facebook:

Bashkë me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së shënimin e 29 vjetorit të sulmit të parë mbi familjen Jashari, njëherit ditës së Veteranit të UÇK-së e filluam me nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, në sheshin e qytetit tonë në Skenderaj.

Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit!

Mirënjohje për veteranët e UÇK-së për sakrificën dhe luftën e tyre heroike!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat