Në vazhdën e takimeve me krerët institucional në Shqipëri, ushtruesi i detyrës se kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj është pritur në takim nga presidenti shqiptar, Ilir Meta.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, i shoqëruar nga nënkryetari, Xhavit Haliti dhe sekretari, Uran Ismaili këtë të mërkurë po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Ata takuan disa nga krerët institucional dhe politikë në shtetin shqiptar, derisa pasditen e sotme do të takohen edhe me kryeministrin, Edi Rama