Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, edhe sot i ka reaguar familjes së Haki Imerit, të cilët përmes një postimi në Facebook, kanë publikuar një fotografi të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.
Familja Imeri kohën e fundit është duke e përkrahur mjaft shumë Kurtin dhe Osmanin, e kjo ka bërë që të reagoj Gani Geci.
Sipas Gecit, këtë foto që e kanë publikuar familja Imeri në Facebook, po të mos ishte LDK-ja nuk do të bëhej.
Geci në një koment në Facebook, poshtë kësaj fotografie, thotë se LDK-ja e ka bërë Vjosën kryetare të Kuvendit dhe ushtruese detyre e Presidentit.
Sipas Gecit, LDK-ja është kala e fort e bërë prej gurëve të Ibrahim Rugovës dhe e forcuar prej gjakut të Haki Imerit.
Komenti i Gani Gecit:
Mos me pas kanë kjo LDK e keqja këtë foto se kish pa kurrë askush, por kjo LDK e keqe e ka bë Vjosën Kryetare të Kuvendit edhe ushtruese të detyrës se Presidentit, qekjo LDK e keqja ja ka mundësi të dyve me bë këtë foto por ta shohim qa po bëhet këtu jem.
Kala e fortë është LDK është bë prej gurëve të Rugovës dhe gjakut të Haki Imerit u forcua kjo LDK prandaj vështirë se përmbyset.
Shumë minave edhe nga brenda edhe nga jashtë ju ka rezistua LDK thonë që bukëpërmystët nuk i donë as Zoti.