Veprimtari i LDK-së i pakënaqur me kandidimin e Hotit si kryeministër: Do të luftojmë për pragun zgjedhor

Aktuale

Veprimtari i LDK-së i pakënaqur me kandidimin e Hotit si kryeministër: Do të luftojmë për pragun zgjedhor

Nga: A.Zh Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 15:23
Avdullah Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës, pritet të zyrtarizojë Avdullah Hotin, si kandidat të saj për kryeministër të Kosovës.

Me kandidimin e Hotit për kryeministër, është shprehur i pakënaqur veprimtari i kahmotshëm i LDK-së Xhevat Rexhaj, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se me Hotin kandidat, LDK-ja do të luftojë për pragun zgjedhor.

“I mirë e i urtë A. Hoti, por tash lirisht mund të them se duhet të luftojmë për pragun zgjedhor”, ka shkruar Rexhaj në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat