Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Dimal Basha.
"A e zgjedhën Dullën hala? A o ka kqyr dikush nëse i ka dul tymi oxhakut, se flakën ia kanë shti vet moti", ka shkruar Basha në Facebook.
E Gecaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ai po mendon se të gjithë janë zjarrvënës si ata vetë, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se LDK ka shuar zjarre çdoherë dhe do ta shuajë edhe zjarrin e tyre.
Postimi i tij i plotë:
Dimal Basha po mendon se të gjithë janë zjarrvënës si ata vetë. LDK ka shuar zjarre çdoherë dhe do ta shuaj edhe tuajin!
FOTO: Keqpërdorim flagrant i fëmijëve!