Kryesia e LDK-së ka vendosur që ta nominoj Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.
E pas këtij vendimi, ka reaguar deputetja e kësaj partie, Rrezarta Krasniqi.
“Vazhdojmë”, ka shkruar ajo.
Hoti, që aktualisht është kryeministër në detyrë ka marrë besimin e kryesisë, ani pse nominimi i tij ka sjellë pakënaqësi te disa anëtarë të kryesisë.