Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur, që Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme që priten të mbahen në fillim të vitit 2021.
Për këtë ka ironizuar analisti Imer Mushkolaj duke thënë se ka qenë e pritshme nga LDK sepse Avdullah Hoti është i beshushëm i Isa Mustafës.
“Për mu ka qenë e pritshme që nga LDK të nominohet Avdullah Hoti për kryeministër. Ai është rritë politikisht nën sqetullën e Isës, është i besueshëm i Isës, është kopja e Isës, është Isa vetë - veç pak ma i ri”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.