Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka dominuar Avullah Hotin kandidat për kryeministër të Kosovës.
E pas këtij nominimi kanë vërshuar reagimet në rrjetet sociale.
Shumë analistë, por edhe kundërshtar partiak e kanë parë si “huqje” të LDK-së, kandidimin e Hotit për kryeministër.
Kjo pasi që, Hoti vazhdon të jetë kryeministër në detyrë, por thonë se është i besuar i Isa Mustafës, andaj edhe kanë pritur një kandidat tjetër për këtë post.
Megjithatë, LDK-ja vendosi, kjo parti e nominoni Hotin për kryeminsitër.
E në vazhdën e reagimeve ka ardhur edhe një nga PSD-ja e cila vetëm emri i ka mbetur.
Arbnora Berjani nga ky subjekt politik, thotë se nuk po mundet me besua për LDK-ja e zgjodhi Hotin kandidat për kryeministër kur ka nejrëz si Lumir Abixhiku?
“LDK veç sa e nënshkruaji fundin e saj.. Nuk po mundem me i kuptua duke pas njerëz si Lumir Abdixhiku në parti e zgjedhin kandidat për kryeministër Avdullah Hotin.!!!!!!”, shkruan ajo në Facebook.
Ndërsa një reagim tjetër ka ardhur edhe nga analisti Imer Mushkolaj.
Ai thotë se ka qenë e pritshme që Hoti të nominohet kandidat për kryeministër nga LDK-ja.
“Për mu ka qenë e pritshme që nga LDK të nominohet Avdullah Hoti për kryeministër. Ai është rritë politikisht nën sqetullën e Isës, është i besueshëm i Isës, është kopja e Isës, është Isa vetë - veç pak ma i ri”, shkruan ai.