“50% i Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmanit tash është i mundshëm”

Aktuale

“50% i Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmanit tash është i mundshëm”

Nga: A.Zh Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 15:57
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, foto ilustrim nga "Bota sot"

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zyrtarizuar kandidimin e Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës.

Pas lajmit ka reaguar Rron Gjinovci nga shoqëria civile.

Ai ka thënë se me shpalljen e kandidaturave të partive tjera, Vjosa Osmani dhe Lëvizja Vetëvendosje, do të fitojnë mbi 50 % në zgjedhje, përcjell Bota sot.

Postimi i tij në Facebook:

Kam menduar që s'mundet me ndodhë, por me shpalljen e kandidaturave të partive tjera, 50 e fiju për qind vota për VV dhe Vjosën, është tashmë e mundshme, ndoshta edhe e nevojshme për ç’kapjen e shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat