Analisti shqiptar në Amerikë, Bleron Baraliu, ka reaguar pas që Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.
Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se ka mbetur vetëm Lumir Abdixhiku t`i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.
“Albin Kurti tashmë mund të rikthej besimin në babadimër, e VV të pushtoj polin verior proverbial!”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Albin Kurti tashmë mund të rikthej besimin në babadimër, e VV të pushtoj polin verior proverbial! Votuesve të saj, 50% e më shumë më gjasë, mund të filloj t'ju premtoj peshqesh e dhurata qysh sot ?
Si mund të sqarohen ndryshe dhuratat shtatëfish të LDK pas asaj trefish të PDK-së?! Ka mbeture veç edhe Lumiri ti bashkohet Vjosës, e kjo e dyta VV-së, që 'brezi i ri' i ri të katapultoje gardën veterane politike përgjithmonë e t`i dërgoj drejt shuarjes moti të merituar.
Do të shohim më kthjellët sa të sqarohen listat e motot në ka gjasa për shpëtim, por moti i mire duke në gdhirje, dhe LDK tani me ngjet se do të luftoj për një maksimum prej 110 mije votash, aty ku dikur sillej vërdallë AKR para se të harrohej. Katundarë e qytetarë, nga Prishtina në Artanë, ngrihuni e harrojeni, LDK-ne çmontojeni, ajo që sa herë ju ka tradhtuar, s'ka lënë gjë për t`i besuar???