Zyrtari i LVV-së tallet me kandidaturën e Hotit: Ngushëllimet pranohen në Viber dhe WhatsApp

Aktuale

Zyrtari i LVV-së tallet me kandidaturën e Hotit: Ngushëllimet pranohen në Viber dhe WhatsApp

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 16:14
Lëvizja Vetëvendosje

Pas zyrtarizimit të kandidaturës së Avdullah Hotit për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ish-kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Kërçeli.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Kërçeli është tallur me kandidaturën e Hotit.

 Ai ka thënë se s’do të ketë të pame në zyrat të LDK-së shkaku i gjendjes me COVID-19, por se ngushëllimet do të pranohen në Viber dhe WhatsApp.

“Për shkak të gjendjes në vend me Covid-19 nuk do të ketë të pame në zyret e LDK-së. Ngushëllimet pranohen në Viber dhe WhatsApp”, ka shkruar Kërçeli. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat