Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar ndaj analistëve në Kosovë.
Driton Tali thotë se nuk po mundet me i kuptua.
E këtë reagim e bëri pasi që LDK-ja e nominoi për kryeministër Avdullah Hotin.
Tali thotë se, kur ishte kryeministër Hoti analistët e kanë vlerësuar si intelektual, modest dhe kryeministër i qetë që i përmirësoi marrëdhëniet me SHBA-në.
Ndërsa tash, sipas Talit, pasi që u nominua për kryeministër po flasin terr e zi kundër tij.
Ai pyet se pse Hoti nuk bën me qenë kandidat për kryeministër e kryeministër po?
Postimi i plotë:
Kurrqysh mos me mujt m'i marrë vesh njeri k'ta analistat e Kosovës.
Dulla ishte kryeministër i mirë, i qetë, modest, intelektual, i cili na i përmisoi marrëdhëniet me ShBA'në, që ja ktheu normalitetin Kosovës ...,
E tashti kur LDK e zyrtarizoi kandidaturën e tij për kryeministër në këto zgjedhjet e radhës, flasin terr e zi!
Pra Dulla po bojka me qenë kryeministër por jo kandidat për kryeministër në zgjedhje.
Ec e bjeru n'fije n'mujsh ktyne analistave demokrata e amerikanofila?!!!