Kaq vota kishin së bashku Hoti dhe Hoxhaj në vitin 2019, kjo është diferenca me Kurtin

Aktuale

Kaq vota kishin së bashku Hoti dhe Hoxhaj në vitin 2019, kjo është diferenca me Kurtin

Nga: A.Zh Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 16:49
Albin Kurti

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre për kryeministër të Kosovës.

PDK-ja do të garojë në zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti me Enver Hoxhajn, ndërsa LDK-ja kandidat do të ketë Avdullah Hotin.

Në zgjedhjet e tetorit 2019, Hoti kishte fituar 26 mijë e 155 vota, derisa në vitin 2017 kur ishte kandidat për kryeministër,  ai kishte arritur të sigurojë 115 mijë e 693 vota.

Ndërkaq, Hoxhaj, edhe pse ishte vendosur i katërti në listë, në zgjedhjet e 2019-tës, kishte marrë vetëm 11 mijë e 52 vota.

Së bashku, Hoti dhe Hoxhaj në zgjedhjet e kaluara fituan 37.675 vota.

Ata përball në këto zgjedhje pritet ta kenë liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Ai në zgjedhjet e fundit ka fituar 185 mijë vota, duke u bërë politikani më i votuar në Kosovë.

Kurti në zgjedhjet që janë mbajtur në qershor të vitit 2017, i kishte marrë 142 mijë vota./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat