Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, po i vazhdon takimet me qytetarë nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, para zgjedhjeve, që pritet të mbahen së shpejti.
Ai sot ka qëndruar në komunën e Podujevës.
Gjatë takimit në një fshat të kësaj komune, Kurti është pritur nga shumë qytetarë, të cilët kanë qëndruar edhe në shkallë, për të ndjekur fjalimin e Kurtit.
Kjo shihet edhe në një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale, ku qytetarët shihen duke mos respektuar as distancën.
Në LVV, janë të bindur se në zgjedhjet e reja, ata do të fitojnë mbi 50% të votave./BS