Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, në një postim në Facebook i ka paralajmëruar kundërshtarët politik se fitorja e VV-së në Gjakovë do të jetë e thellë.
Ai ka shkruar se VV do t’i marrë mbi 20,000 vota në Gjakovë.
Deputeti Batusha ishte njëri ndër kandidatët më të votuar në Gjakovë në zgjedhjet e kaluara.
Postimi i plotë:
Për fundvit:
Në Gjakovë, Lëvizja do të marrë mbi 20,000 vota.
2021 vit i rekordeve të reja.
Gëzuar