Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka thënë se filozofia dhe fryma e LDK-së është tjetër nga tjerët.
Ai shkruan se LDK është udhëhequr gjithherë nga njerëz intelektualë, profesionistë, të urtë, të matur e të vendosur.
Gecaj akuzon Vjosa Osmanin se i humbi zgjedhjet sepse “imitoi çmendurinë e tjerëve”.
“Filozofia dhe fryma e LDK-së është tjetër nga tjerët. LDK është udhëhequr gjithherë nga njerëz intelektualë, profesionistë, të urtë, të matur e të vendosur. Edhe pse udhëhiqnim në të gjitha sondazhet, herën e fundit paguam çmimin vetëm pse u larguam nga kjo kornizë dhe imituam çmendurinë e tjerëve”, ka shkruar Gecaj, përcjellë “Bota sot”.