Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati, ka reaguar pasi Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zyrtarizuar si kandidat të saj për kryeministër Avdullah Hotin.
Murati ka paralajmëruar se Vetëvendosje, do të fitoje 55% të votave në zgjedhjet e reja, përcjell Bota sot.
“Si shkruhet 55% në numra romakë? LV% pra!”, ka shkruar Murati në një postim në Facebook.
Më herët, zyrtarët nga Vetëvendosje, deklaronin se do të fitonin mbi 50% të votave.
Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, ende nuk ka caktuar datën e zgjedhjeve, të cilat do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli të pavlefshme qeverinë e Avdullah Hotit./BS