Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka ka zhvilluar një telefonat me shefin e grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimin i cili gjendet në Hagë.
Këtë e ka bërë të ditur vet Uka.
Uka në një postim në Facebook, ka treguar se për çfarë e kishte telefonuar Selimi.
Postimi i plotë:
Kam pranuar sot telefonatën dhe urimin më të veçantë për këtë vit të ri. Por, e pranoj që është e vështirë që të uroj thjeshtë liri për një çlirimtar. Besoj, që këtë vit të mbrapshtë do ta përcjellim me një vit të ri që sjell lajme të mira jo vetëm për Rexhën, por për të gjithë qytetarët e Kosovës.