700 euro për stafin e Presidencës, Miftaraj i reagon Vjosa Osmanit: Jepi pak pushtet dhe e kupton se cili është!

Aktuale

700 euro për stafin e Presidencës, Miftaraj i reagon Vjosa Osmanit: Jepi pak pushtet dhe e kupton se cili është!

Nga: A.M. Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 18:46
Vjosa Osmani

Drejtori ekzekutiv në organizatën Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj  ka reaguar pasi kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka ndarë kabinetit të saj 700 euro për stafin e Presidencës.

Ai në postimin e tij në Facebook, duke përmendur se personeli mjekësor dhe Policia e Kosovës do të punojnë në natën e vitit të ri pa shtesa.

Postimi i plotë:

700 copa në kajmak! Shpenzimet për natën e Vitit të Ri.

Gjithsesi respekt më personelin mjekësor dhe Policinë e Kosovës që janë në frontin e parë të luftës kundër COVID-19. Me shtesa, pa shtesa natën e Vitit të Ri ata do kujdesën për të gjithë ne. 

Fjala e moçme, jepi pak pushtet dhe e kupton se cili është!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat