Kryetari i së Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi të bërë në FB ka pasqyruar gjendjen e kësaj komune, pas reshjeve dhe erërave të forta.
Ai ka thënë se vitin e nisëm me pandemi e po e përfundojmë me vërshime.
Ky është postimi i plotë:
,,këtë vit e filluam me pandemi e po e përmbyllim me vershime”
Kjo javë na sjelli shum telashe, me mungesë të energjisë elektrike si pasoj e reshjeve dhe erërave të forta.
Shirat që po vazhdojnë edhe tani kan shkaktuar vershime në tërë komunen e Deçanit.
Duke ju ftuar për kujdes të shtuar, më lejoni të kërkoj nga ju të jeni aktiv të tejkalimin e kësaj situate.
Mirënjohës për ekipet e shumta që jan duke operuar në teren që kjo situat të tejkalohet.

