“Aty ruhet guri i kufirit dhe pikturat e tij”/ Vjosa Osmani në familjen e heroit Agim Ramadani

Aktuale

“Aty ruhet guri i kufirit dhe pikturat e tij”/ Vjosa Osmani në familjen e heroit Agim Ramadani

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 21:37
Vjosa Osmani në familjen e heroit Agim Ramadani

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka vizituar familjen e heroit, Agim Ramadani në fshatin Zhegër.

Këtë e ka bërë të ditur në një postim në rrjetin social ‘Facebook’.

Osmani ka thënë se aty ruhen të gjitha pikturat e tij.

‘Aty ruhen të gjitha pikturat e tij, por edhe guri i kufirit që kishin thyer Agim Ramadani me shokë’, ka thënë Osmani.

Më poshtë keni postimin e plotë:

E nderuar sonte të pritem në Zhegër te familja e heroit Agim Ramadani. Aty ruhen të gjitha pikturat e tij, por edhe guri i kufirit që kishin thyer Agim Ramadani me shokë. Një shembull i jashtëzakonshëm që dëshmon se ideali për vendin thyen çdo pengesë e sfidë, sado e vështirë që mund të duket. Guximi e dashuria për atdheun që treguan në kohët më të vështira Agim Ramadani bashkë me mijëra burra e gra të Kosovës le të jetë udhërrëfyes i yni i gjithhershëm.

Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat