Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka reaguar pas rastit të tragjikë që ka ndodhur në Pozheran të Vitisë.
Në reagimin e Haliti thuhet se nuk gjenden fjalë për ta përshkruar dhimbjen që solli lajmi i orëve të mbrëmjes në Pozheran.
Po ashtu, Haliti ka shprehur ngushëllime familjarëve të familjes Zuka.
“Institucionet komunale të prekura thellë me ngjarjen tragjike në Pozheran.
Rast i rëndë. Nuk mund të gjenden fjalë për ta përshkruar dhimbjen që na e solli lajmi i orëve të mbrëmjes në Pozheran, mbi tragjedinë familjare të familjes Zuka. Shuarja e 4 qytetarëve tanë që gjetën vdekjen në këtë tragjedi, brenda shtëpisë së tyre, na ka prekur thellë. Ngjarjet e tilla tragjike, kur shuhet një familje e tërë, janë tepër të dhimbshme, si për qytetarët poashtu edhe për Institucionet komunale. Bashkëndjejmë dhimbje me familjarët e të afërmit e familjes Zuka dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta në emër të Institucioneve komunale të Vitisë dhe qytetarëve të kësaj komune”, thuhet në reagimin e Halitit.