Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi i ka reaguar deputetit të AAK-së, Daut Haradinajt rreth votave.
Ai në postimin e tij në Facebook, i ka bërë të qartë Haradinajt se nuk do të marrin asnjë vota nga PDK-ja.
“E mashtrimet e këtyre ditëve të Haradinajve, jo vetëm që nuk i ha më votuesi besnik i PDK-së dhe UÇK-së, por as votuesit e tyre.”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Tregoni Dautit se Ramushi dhe partia e tij, do t’i marrin ZERO vota nga PDK-ja. Aq sa i kishin marrë edhe për pozitën e Presidentit.
Pra, AAK jo vetëm që synoi postin e Presidentit sa ishte Thaçi në Kosovë, por, gënjyen në emër të liderëve tanë pasi shkuan në Hagë, se kinse “u kanë premtuar vota”. E mashtrimet e këtyre ditëve të Haradinajve, jo vetëm që nuk i ha më votuesi besnik i PDK-së dhe UÇK-së, por as votuesit e tyre.
Vota e PDK-së është për prof. Dr. Enver Hoxhaj