Anëtari i VV’së, Glauk Konjufca ka thënë në emisionin dPT te Fidani në T7 se koalicioni me iniciativën e Vjosa Osmanit nuk do të ndodhë deri sa të dalë vendimi i plotë i Gjykatës Kushtuese.
“Kjo njëherë nuk po ndodh për shkak se ky vendim i pjesshëm i gjykatës kushtetuese e duhet ta presim të plotë. Duket se gjykata do të dalë pas vitit tëri me vendim dhe do t’ua japë palëve”, tha ai.
Tutje ai kritikoi vendimin e Kushtueses duke thënë se ajo nuk mund ta shkruajë Kushtetutën.
Sipas Konjufcës, ajo duhet ta interpretojë atë.