Kojnufca: Deklarata ime u keqinterpretua, PDK-në nuk e shohim si partner koalicioni

Aktuale

Kojnufca: Deklarata ime u keqinterpretua, PDK-në nuk e shohim si partner koalicioni

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 23:57
Glauk Konjufca

Anëtari i Kryesisë së VV’së, Glauk Konjufca, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se partia e tij mund të hyjë në koalicion me ndonjë parti tjetër vetëm nëse ka nevojë.

Konjufca tha se vetëm nëse VV’së i nevojiten numrat, atëherë mund t’i konsiderojë shanset për të hyrë në koalicion qeverisës.

“Vetëvendosje hyn në koalicion vetëm nëse kemi nevojë. Vetëm nëse kemi nevojë për numra atëherë mund të hyjmë në koalicion me ndonjë parti tjetër. Deklarata ime u keqinterpretua, PDK-në nuk e shohim si partner koalicioni ose më së paku”, është shprehur Konjufca.

Tutje, ai tha se PDK’ja është partia që më së paku ka mundësi të futet në koalicion me të.

“A është PDK’ja? Më së paku. Por, kush i ka shanset më të mëdha me hy në qeverisje. Unë mendoj se nuk i ka asnjëra”, shtoi Konjufca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat