Avdullah Hoti dje u kandidua për kryeministër nga LDK.
Nga PDK kemi Enver Hoxhajn, Albin Kurtin nga VV dhe Ramush Haradinajn nga AAK.
E zyrtari i VV-së, Adnan Rrustemi, ka ironizuar me Hotin e Hoxhajn.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ata janë sa për të mos thënë se s'kemi kandidatë për kryeministër, përcjell Bota sot.
"Për mos me thanë s'kemi kandidat për kryeministër, por e nxjerrim Enverin edhe Dullën. Le t'qëllojnë qaty", ka shkruar Rrustemi në Facebook.