Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe Sekretari i përgjithshëm, Uran Ismaili, gjatë ditës së djeshme janë pritur në takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në takim me kryeministrin Rama, krerët e PDK-së për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe nevojën e unifikimit të faktorit shqiptar në mbrojtjen e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hoxhaj e ka falënderuar Ramën për qëndrimin dinjitoz dhe mbështetjen e madhe që u ka dhënë liderëve të UÇK-së.
Mirëpo ajo se çfarë ra në sy ishte qëndrimi që mbante kryeministri Rama karshi krerëve të PDK-së, shkruan “Bota sot”.
Në një foto të cilen kanë publikuar nga takimi shihet këmba e drejtuar e Ramës drejt Hoxhajt, gjë që tregon një lloj pushteti që ai dëshiron të dominoj në takime me politikanë dhe ku pothuajse gjithmonë merr vëmendje, qoftë për veshjen, qoftë për veprimet që bën./BS
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/31/auto_134660067_10225254084484904_8701548208514446806_n1609406838.jpg)