Beteja e Koshares e zhvilluar më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila arriti të hap kufirin Kosovë-Shqipëri.
Në një reportazh të televizionit amerikan NBC shihet më së miri se çfarë luftimeve të rënda ishin zhvilluar në Koshare.
Në video shihet ish-deputeti Florin Krasniqi, i cili po mbarte në krahët e tij një ushtarin e UCK-së të plagosur që kishte ardhur nga Amerika për të luftuar në Kosovë.
Po kush është ushtari i plagosur i UCK-së?
Ushtari i plagosur është Haxhi Dervisholli, i cili humbi këmbën kur një granatë serbe ra përkrah tij.
Pasi jetoi në Neë York për dy vjet, ai vendosi të bëhej vullnetar për Brigadën “Atlantike” të UCK-së në që mori pjesë në Betejën e Koshares. Duke u bashkuar me mbi katërqind shqiptaro-amerikanë më 11 prill në Neë York, ai u kthye përsëri në Kosovë për të luftuar kundër forcave ushtarake serbe.
Ai kishte dhënë një intervistë për agjencinë AP, duke rrëfyer për luftën heroike të UCK-së në Koshare.