Kosova vendi i parë në Ballkanin Perëndimorë që nënshkruan Marrëveshjen për Nxitjen e Investimeve (IIA) me DFC-në

Aktuale

Kosova vendi i parë në Ballkanin Perëndimorë që nënshkruan Marrëveshjen për Nxitjen e Investimeve (IIA) me DFC-në

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 11:35
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Kosovë, z. Philip S. Kosnett, nënshkruan Marrëveshjen për Nxitjen e Investimeve (IIA) që ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të SHBA-ve, për të sjellë gamën e prodhimeve financiare në Kosovë, ku përfshihet financimi i borxhit, investimeve në ekuitet, sigurimi i riskut politik dhe grantet për ndihmë teknike.

Republika e Kosovës është vendi i parë në Ballkanin Perëndimorë që ka nënshkruar Marrëveshje për Nxitjen e Investimeve (IIA) me Korporatën e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC).

Kjo marrëveshje shpreh vullnetin e përbashkët të Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve për të inkurajuar aktivitetet ekonomike në Kosovë që promovojnë zhvillimin ekonomik dhe kapacitetet  prodhuese të vendit tonë. 

Marrëveshja për Nxitjen e Investimeve (IIA), hap rrugë dhe garanton investimet amerikane në Kosovë, efektet e së cilës do të shihen gjatë vitit 2021, si dhe është një hap konkret drejt maksimalizimit të efekteve ekonomike të Marrëveshjes së Uashingtonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat