Profesori universitar, Enver Bytyçi ka reaguar pas takimit të Edi Ramës dhe Enver Hoxhajt, ku Rama i drejtoi këpucën u.d të PDK-së.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka pyetur se cili është mesazhi i këpucës së Ramës te gjunjtë e Enver Hoxhajt, përcjell Bota sot.
Ai ka pyetur se a është imponim, hatërmbetje, arrogancë apo përgjigje arrogante ndaj ndonjë vërejtje të Hoxhajt.
Postimi i tij i plotë:
Cili është mesazhi i këpucës së Ramës te gjunjtë e Enver Hoxhajt?
- Imponim?
- Mospërfillje e hatërmbetje?
- Patërnalizëm?
- Arrogancë diplomatike?
- Apo përgjigjë arrogante e ndonjë vërejtjeje ose sugjerimi nga ana e Hoxhajt?!