Haradinaj-Stublla: Kosova dhe Kroacia i janë gjendur pranë njëra tjetrës në momentet më të vështira

Aktuale

Haradinaj-Stublla: Kosova dhe Kroacia i janë gjendur pranë njëra tjetrës në momentet më të vështira

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 16:00
Meliza Haradinaj-Stublla

Kosova është rreshtuar përkrah vendeve solidare për t’i dalë në ndihmë Kroacisë pas tërmeteve të fundit që goditën këtë vend.

Qeveria e Kosovës ka mbështetur kërkesën e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Meliza Haradinaj-Stublla, për të ndarë nga buxheti i kësaj ministrie shumën prej 100,000 euro në mbështetje të vendit dhe popullit mik kroat.

“Kosova dhe Kroacia kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe i janë gjendur pranë njëra tjetrës në momentet më të vështira nëpër të cilat kanë kaluar”, është shprehur ministrja Haradinaj-Stublla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat