Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, ka uruar qytetarët për Vitin e ri.
Ai ka thënë se viti 2020 ishte i rëndë për botën dhe për Kosovën. Në Kosovë, sipas tij, pati “vlime të panevojshme politike”, përcjell Bota sot.
Por, Avdyli ka theksuar se”pas errësirës, vjen drita”.
Postimi i tij në Facebook:
2020 ishte vit i rëndë për botën e Kosovën. Pandemia solli vuajtje, vdekje e mbyllje. Kosova sa e mbyllur, duke vuajtur nga sëmundja e gjendja ekonomike e rënduar, pati edhe vlime politike për mua të panevojshme. Por gjithmonë pas errësirave, vjen drita.
Urojmë që viti 2021 të jetë vit i mbarë, plot shpresë e qartësi, shëndet në familjet tuaja e stabilitet ekonomik e politik në vendin tonë dhe botë. #URIME2021 e na priftë e mbara të gjithëve