Për sigurinë e qytetarëve në natën e vitit të ri Shtabi i Përgjithshëm i Policisë kanë vendosur që të angazhojnë dy mijë e 150 policë, mësohet nga policia e shtetit.
Zakonisht në festën e ndërimit të mot moteve ndodhin incidente jo të pakta si pasoj e përdorimit të mjeteve piroteknike e po ashtu edhe nga përdorimi i armëve në mënyrë të pakontrolluar nga ana e qytetarëve.
Po ashtu për shkak të festimeve jo pak të dehur shkaktojnë edhe aksidente trafiku me të lënduar e me fatalitet.
Për të parandaluar këto raste dhe të tjerave të cilat mund të ndodhin, 2150 zyrtarë policor do të mundohen të ruajnë rendin e qetësinë publike në Kosovë.