Ish-zëvendëskryeministri nga Lëvizja Vetëvendosje Haki Abazi, ka uruar vitin e ri 2021.
Ai ka thënë se vitin, i cili tentoi t’i mbajë shqiptarët të nënshtruar, e lamë pas.
Abazi ka paralajmëruar se lirisë dhe pavarësisë dhe Vetëvendosjes, u ka ardhur dita, përcjell Bota sot.
Postimi i tij në Facebook:
Dekada e tretë e shekullit 21 filloi para pak minutave. Gëzuar dekadën e Shqiptareve, dekadën e zhvillimit dhe kthimit të dinjitetit dhe suksesit të secilit/ secilës dhe gjithë kombit tonë!
Përveç që ja hodhëm 2020 duke e mbijetuar COVID 19, e lamë mbrapa një vit që me të gjitha keqësitë tentoi t’i mbajë shqiptarët të nënshtruar dhe nuk ia arriti.
Lirisë, pavarësisë dhe Vetëvendosjes u ka ardhur dita. Kjo është dekada e Shqiptarëve për ta bërë shekullin e shqiptarëve.
Gëzuar