Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me stafin komunal, në orët e vona, ka vizituar Stacionin Policor, Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe Shërbimin e zjarrfikësve në Drenas me rastin e festës së Vitit të Ri 2021.
Kryetari Lladrovci ka shprehur respekt të thellë dhe mirënjohje për punë e tyre në shërbim të shëndetit të qytetarëve të Drenasit.
“Vizitova zyrtarët policor, stafin shëndetësor e zjarrfikësit për të shprehur respekt për punën në shërbim të shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve tanë. Në këtë ndërrim motesh, Policia, Zjarrfikësit dhe Emergjenca, garantojnë sigurinë dhe shëndetin për qytetarët e komunës së Drenasit. Falënderim dhe mirënjohje për punën Tuaj. Urime dhe gëzuar qytetarë të Drenasit, Viti i Ri 2021”, është shprehur kryetari Lladrovci.
Kryetari Lladrovci me këtë rast ju dhuroi edhe dhurata, duke i uruar shëndet, mbarësi e mirëqenie.