Behgjet Pacolli ka reaguar pas vdekjes së profesorit Riza Smaka, i cili ka thënë se ka qenë ndër bashkëpunëtorët e tij të parë, pas hyrjes së AKR-së në skenën politike.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Smaka do të mbahet mend edhe si nënshkrues i deklaratës së pavarësisë se Kosovës si deputet i AKR, përcjell Bota sot.
Pacolli ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij, ndërsa ka thënë se ai ishte mik i mirë, i sinqertë dhe njohës i mirë i sistemit juridik.
Postimi i tij i plotë:
Profesori i nderuar Riza Smaka na paska lënë.
Njëri ndër bashkëpunëtorët e mi të parë pas hyrjes së AKR në skenën politike, profesor Smaka do tê
mbahet mend ndër të tjera edhe si nënshkrues i deklaratës së pavarësisë se Kosovës si deputet i AKR.
Ishte mik i mirë, i sinqertë dhe njohës i mirë i sistemit juridik.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.