Një i vdekur nga Covid në Kosovë, 174 raste të reja dhe 445 të shëruar

Aktuale

Një i vdekur nga Covid në Kosovë, 174 raste të reja dhe 445 të shëruar

Nga: G.B Më: 1 janar 2021 Në ora: 15:06
Ilustrim

Një person ka humbur jetën në Kosovë si pasojë e Covid-19, në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, janë shëruar 445 persona, ndërsa janë shënuar 174 raste të reja, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

445 TË SHËRUAR DHE 174 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.224 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 174 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 1 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 1 rast (76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 51.502 raste nga 184.737 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.336 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 445 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 41.852 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.314.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 80 raste, Mitrovicë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Gjilan 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 8 raste, Podujevë 7 raste, Suharekë 6 raste, Prizren 4 raste, Gjakovë 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Pejë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe nga një rast komunat Istog, Klinë, Malishevë, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Skenderaj dhe Viti

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat