Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me rastin e ndarjes nga jeta të Riza Smakës, ka ngushëlluar familjen Smaka, duke thënë se do ta përkujtojnë gjithmonë si një njeri të urtë dhe intelektual që i dha shumë Kosovës në fushën edukimit.
“Me pikëllim të thellë, mora lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të profesor, Riza Smaka. Riza Smaka i takonte një brezi të shquar intelektualësh që tërë angazhimin e tyre jetësor e kishin në shërbim të shoqërisë dhe shtetit të Kosovës. Ai la gjurmë të pashlyeshme në edukimin e shumë brezave studentësh, ishte po ashtu aktiv edhe në jetën politike duke shërbyer edhe si deputet në Parlamentin e Kosovës", tha Mustafa.
Postimi i plotë
Me rastin e ndarjes nga jeta të Prof. Dr. Riza Smaka, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi:
“Më pikëllim të thellë, mora lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të profesor, Riza Smaka.
Prof. Dr. Riza Smaka i takonte një brezi të shquar intelektualësh që tërë angazhimin e tyre jetësor e kishin në shërbim të shoqërisë dhe shtetit të Kosovës.
Ai la gjurmë të pashlyeshme në edukimin e shumë brezave studentësh, ishte po ashtu aktiv edhe në jetën politike duke shërbyer edhe si deputet në Parlamentin e Kosovës.
Prof. Smakën do e përkujtojmë gjithmonë si njeri të urtë dhe intelektual që i dha shumë Kosovës në fushën edukimit.
Në emrin tim dhe të LDK-së, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij”.