Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës anti-COVID dhe një pjesë të kësaj sasie e ka premtuar edhe për Kosovën.
Pas kësaj deklarate të Ramës, ka reaguar Vlora Çitaku, e cila e ka falenderuar atë.
Ndërsa, profesori Enver Bytyçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se në këtë rast Vlora Çitaku u përdor nga Kryeministri Rama.
"Edhe Vlora e di se Edi Rama gënjen! E di se kryeministri i Shqipërisë nuk fle gjithë natën, deri sa ta gjejë rrenën e radhës të ditës! Por ajo deshi të behëj pjesë e kësaj rrene. Deshi që tu thotë skeptikeve, se "Rama nuk mashtron"!", u shpreh Bytyçi, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Vlora Çitaku u perdor keq sot nga Edi Rama, kur ajo i shprehu falenderime (Shqiperise) per premtimin e kryeministrit tone se "ai do ta ndihmoje Kosoven me vaksinen kunder Covid-19!
Edhe Vlora e di se Edi Rama genjen! E di se kryeministri i Shqiperise nuk fle gjithe naten, deri sa ta gjeje rrenen e radhes te dites! Por ajo deshi te behej pjese e kesaj rrene. Deshi qe tu thote skeptikeve, se "Rama nuk mashtron"!
Falenderimet u jepen atyre qe realizojne premtime, jo mashtruesve qe premtojne! Kete rregull Vlora duhet ta kete mesuar ne SHBA!