Jo rrallë kemi raportuar ku veturat zyrtare e asete të tjera shtetërore keqpërdoren nga zyrtarë shtetëror.
Nuk janë të pakta momente kur janë ‘zënë’ këto vetura duke kaluar kufirin e duke qëndruar në vende turistike nëpër Kosovës, siç është rasti që tani po paraqesim.
Bëhet fjalë për një veturë “3Z”, e cila është aktualisht në fshatin Shkrel të Rugovës, ani pse është ditë feste e pushimi.
Përveç kësaj kjo veturë është bllokuar në borë dhe pas shumë vështirësive është arritur të tërhiqet e largohet nga bora.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/01/auto_134445080_903788053701558_3532770829344718645_n-768x10241609536836.jpg)