Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, ka treguar më shumë për jetën e tij, përshtypjet për Kosovën dhe ushqimin e preferuar shqiptar e shumë e shumë gjëra të tjera.
Ndër të tjerash në këtë intervistë, ambasador Rohde, ka bërë të ditur se Kosova nuk do të mund të bëhet si Gjermania, por ai edhe e ka treguar arsyen përse nuk mund të ndodhë një gjë e tillë.
A do të bëhet ndonjëherë Kosova sikur Gjermania?
Ambassador Rohde: Jo sepse Kosova do të jetë gjithmonë Kosovë. E njëjta gjë vlen edhe për Gjermaninë dhe çdo vend tjetër në planet dhe kjo është mirë. Më pëlqen shumëllojshmëria!