Kandidimi i Avdullah Hotit, kryeministër në detyrë, i ka pëlqyer analistit dhe njohësit të çështjeve politike Nexhat Haziri.
Analisti ka thënë fjalët më të mira për shefin e ekzekutivit në detyrë.
Ndërsa, edhe ka parashikuar një përballje të madhe me Albin Kurtin, të cilin edhe e ka quajtur një diktator paranoiak.
Ja shkrimi i Hazirit:
Përballë diktatorit, një intelektual si Dulla!
Përballë një diktatori paranoiak, një njeri i urtë e i ditur, personifikim i një shoqërie normale, model i politikanit te shekullit të ri, me koncept demokratik të qeverisjes së bazuar ne ligje dhe në Kushtetutën e Republikës, i përkushtuar për Kosovacentrizmin, Prof.Avdullah Hoti.
Na priftë e mbara Dullë, kjo është vetëm një betejë në luftën politike për mbrojtjen e Republikës nga "Murtaja e kuqe". (n.h)