Kryesuesi i asamblesë komunale në Malishevë Rrahim Morina dhe asamblistët Valon Krasniqi dhe Arlind Morina, ditë më parë kanë dalur në mbështetje të Vjosa Osmanit.
Mirëpo, siç po duket, këto largime nuk po ia lënë shenjë degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Malishevë.
Kryetari i degës së LDK-së në Malishevë, Bajrush Hoti, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se sot ka zhvilluar një takim me nëndegët.
Ai në këtë postim ka bërë me dije se tashmë kanë filluar edhe përgatitjet për zgjedhjet e reja që pritet të mbahen në Kosovë.
Ja shkrimi i tij:
Sot, nga takimi i kryesisë së degës së LDK-së në Malishevë.
Diskutime rreth përgatitjeve për zgjedhjet nacionale që priten të mbahen së shpejti.
Ne jemi gati për fitore!!!