"Guxo" ishte slogani që u.d e presidentit dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, prezantoi dje si slogan të fushatës për zgjedhjet që do të mbahen, për listën e saj.
E i menjëhershëm ishte reagimi i PDK-së, të cilët thanë se slogani është vjedhur nga ta.
Tani ka reaguar zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, i cili ka publikuar foton me sloganet, përcjell Bota sot.
Në foto ai ka paraqitur sloganin "Beso, Guxo, Fito", të cilin PDK e kishte në vitin 2004 dhe në anën tjetër është slogani "Beso" që kishte LDK në zgjedhjet e kaluara dhe tani slogani "Guxo" i Vjosa Osmanit.
"Kësaj i thonë rrëshqitje Frojdiane (Freudian slip)", ka shkruar Bytyçi./BS/