Në ditën e dytë të vitit 2021, kosovarët kanë vendosur të dalin jashtë shtëpive dhe kanë zgjedhur Bogën, vendin atraktiv për turizëm malor që të kalojnë vikendin.
Qytetarë të shumtë kanë mësyer këtë fundjavë vendet malore, ndërkaq destinacioni kryesor shihet të jetë Boga.
E gjatë kësaj rruge shihen kolona të gjata të automjeteve, ndërsa sipas qytetarve kolonat arrijnë deri në 10 kilometra të cilat rezultojnë me bllokim të rrugës.
Ndryshe, kujtojmë se për shkak të masave anti-Covid këtë vit festa e ndërrrimit të motmoteve është festuar vetëm nëpër ambiente familjare, në mungesë të punës së lokaleve.