Profesori universitar i marrëdhënieve ndërkombëtare në Shqipëri Enver Bytyçi, ka folur për largimin e Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Bytyçi ka thënë se Osmani “tradhtoi” partinë e saj për ta mbrojtur Kosovën nga ata që ai i ka quajtur “tradhtarë të atdheut”.
Bytyçi ka thënë se tjerat akuza ndaj saj janë lojëra politike, përcjell Bota sot.
“Vjosa Osmani e "tradhtoi" partinë me qëllim që ta mbrojë Kosovën nga tradhtarët e atdheut! Tjerat janë lojëra politike!”, ka shkruar profesori në një postim në Facebook.
Ish-nënkryetarja e LDK-së ka zbuluar mbrëmë sloganin e listës së saj për zgjedhjet e reja, që pritet të mbahen së shpejti. “Guxo” është slogani, me të cilin do të garojë ajo./BS