Një numër i madh i mërgimtarëve këtë vit u detyruan që t’i anulojnë pushimet verore në Kosovë, për shkak të përhapjes së madhe së virusit vdekjeprurës Covid19.
Në bazë të të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, i bie që 58% udhëtarë kanë ardhur më pak në Kosovë sesa në vitin 2019.
Që nga 1 janari deri më 30 nëntor 2020, ANP “Adem Jashari” pati 976 mijë e 443 udhëtarë, ose 58% më pak se sa në periudhën e njejtë të vitit të kaluar, pa llogaritur muajin dhjetor.
Gjatë vitin e kaluar pati gjithsej 2,373.877 pasagjerë.
“Numri i pasagjerëve gjatë vitit 2020
01.01.2020 – 30.11.2020
976.443, -58% (Pa perfshirë muajin dhjetor 2020)
Numri i pasagjerëve gjatë vitit 2019 ( 01.01.2019-31.12.2019)
2,373.877”, thuhet në përgjigje.
Numri i ulët i ardhjes së mërgimtarëve dhe fluturimeve përmes linjave ajrore këtë vit u vërejt më së shumti gjatë muajve të verës.
Në muajt qershor, korrik e gusht rrugët e Kosovës janë të mbushura me mërgimtarë, por këtë vit ishte ndryshe.
Vetëm në muajin qershor këtë vit pati 148 fluturime ose 90.77% më pak se sa në qershorin e 2019-tës.
E, në muajin korrik u realizuan 892 fluturime drejt Kosovës ose 58.91% se sa vitin e kaluar.
Sipas të dhënave nga ANP “Adem Jashari”, numër i vogël i fluturimeve u pa edhe në muajin gusht ose 56.48% më pak, gjithsej pati 1008 fluturime.
“Fluturimet gjatë muajve : Qershor, Korrik, Gusht 2020
Qershor= 148 , -90.77%
Korrik= 892 , -58.97%
Gusht= 1008, -56.48%”.
Por shumë mërgimtarë morën rrugën për në Kosovë gjatë muajit dhjetor për të qenë pranë familjarëve të tyre për festat e fundvitit.