Subjektet politike kanë pak vija të kuqe ndaj njëra-tjetrës në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen këtë fillimvit.
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka vija të kuqe ndaj asnjë subjekti, e as ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
Vija të kuqe për bashkëpunim nuk kanë as Partia Demokratike e Kosovës dhe as Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Por, Vetëvendosje është ajo që nuk dëshiron të bashkëpunojë me “klubin e stërvjetruar politik”, përveç me listën e Vjosa Osmanit, meqë beson se do t’i fitojë e vetme zgjedhjet.