Po vazhdojnë përplasjet politike në mes PDK-së dhe Vjosa Osmanit për slogani "Guxo".
U.d. e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani pak më parë iu kundërpërgjigj akuzave të PDK-së për vjedhje të sloganit, përmes disa vargjeve të Ndre Mjedës.
Ndërsa, menjëherë erdhi reagimi nga zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, i cili i këkoi Vjosa Osmanit të postoj tërë poezinë e Ndre Mjedës.
"Vjosa Osmani është mirë me e postu tërë poezinë e Ndre Mjedës, jo vetëm pjesa që ju përshtatet", shkroi Bytyçi në facebook, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Vjosa Osmani është mirë me e postu tërë poezinë e Ndre Mjedës, jo vetëm pjesa që ju përshtatet.
Poezia e plotë Mjedës më së miri e zbërthen karakterin e saj politik;
Lundertari qe s'rezikohet
Kur asht' deti shkum' e vale
Vete me vedi mos t'ankohet
Se i shkoi dita pa FITIM
Tuj u tall' e tuj pritue
Kurrgjasend nuk qitet n'drite
Cfaredo sendi me fitue
Trimni lypet e guxim
Mjeda po i thotë garo vet në zgjedhje, nëse ke guxim!