“Guxo” është slogani i Vjosa Osmanit, ushtrueses së detyrës së presidentes, për zgjedhjet e ardhshme.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës pritet shpejt ta përpilojë edhe listën e saj partiake me të cilën do të futet në garën zgjedhore.
Me “Guxo”, Osmani u bën thirrje votuesve të mundshëm të saj duke thënë se “Guximi për sot është ndryshimi për nesër!”.
E, lidhur me këtë, ka reaguar edhe Saim Tahiraj, veprimtari i hershëm i LDK-së në diasporë, e ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, veprimin e Vjosa Osmanit, për të krijuar një iniciativë të re qytetarë, e ka quajtur si një tradhti.
Kujtojmë se ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani pas përplasjeve që pati në LDK, kishte bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me iniciativën e saj.
Ja shkrimi i Saim Tahirajt:
Guxo!
Por, së pari mirë mendo! Një trimëri i ka njëqind mjeshtëri!
Trimëri është ta mbrosh pragun e shtëpisë e jo të kojshis!
Të ikësh nga e jotja shtëpi nuk është trimëri por ligësi! Nuk ka se si quhet ndryshe vetëm tradhti!